Të paktën 30 terroristë u vranë sot nga një shpërthim në një treg armësh në Mayadeen, një qytet sirian pranë kufirit me Irakun, njoftoi televizioni shtetëror.
“Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një treg të shitjes së armëve  terroristëve në Mayadeen. Rreth 30 terroristë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën”, theksoi stacioni televiziv duke iu referuar luftëtarëve që luftojnë regjimin e Bachar al-Assad.

Al-Mayadeen, qytet në lindje të Sirisë, rreth 80 kilometra nga Iraku, është nën kontrollin e rebelëve islamikë dhe degës siriane të Al-Kaedës, Front Al-Nosra.
Ky koalicion është në luftë kundër regjimit të Assadit, por gjithashtu dhe kundër shtetit islamik në Irak dhe Levantit (EIIL), grup i fuqishëm xhihadist që operon në Siri dhe në Irak./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)