Sulmet e kryera nga aviacioni ushtarak kanë shkaktuar të paktën 50 të vdekur në dy ditë në Talbise, një lokalitet rebel në qendër të Sirisë, konfirmoi sot një OJQ.
"Të paktën 25 persona, shtatë prej të cilëve gra dhe një fëmijë, u vranë dje në një bombardim ajror kundër qytetit Talbise, në provincën e Homsit. Mes viktimave bënin pjesë dy luftëtarë, përfshirë dhe një shef brigade", theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Sipas të njëjtit burim, një sulm kishte shkaktuar të paktën 23 të vdekur dy ditë më parë. Militantët e Talbises bënë thirrje për ndihmë në rrjetin social Facebook.
Një burim brenda shërbimeve të sigurisë në Damask konfirmuan këto bombardime nga ushtria.
"Ka një prani të konsiderueshme të grupeve të armatosura terroriste. Terroristi më i madh në Talbise dhe vëllai i tij janë vrarë dje", theksoi i njëjti burim./ATSH/
/Shqiptarja.com