Siri, terroristët sulmojnë
vëzhguesit e OKB-së

Siri, terroristët sulmojnë <br />vëzhguesit e OKB-së
Vëzhguesit e OKB - së janë qëlluar gjatë momentit kur përpiqeshin t’i afroheshin fshatit Kubair të Sirisë, deklaroi kreu i UN. Thuhet se në këtë fshat kanë humbur jetën rreth 78 persona, mes tyre gra dhe fëmijë.

Duke i’u drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ban ki – Mun, ka dënuar vrasjet e ndodhura në Kubair, duke i cilësuar “shokuese dhe të përshtira”.
Zdhënësi i UN ka raportuar se nga sulmet kundër ekipit nuk është dëmtuar asnjë, por gjatë natës ato janë kthyer pas.

Ndërkohë i dërguari i OKB, Kofi Annan, është shprehur pesimist duke thënë se plani i tij nuk po zbatohet, pavarësisht se janë pranuar në Damask.
Ndërkohë aktivistët akuzojnë forcat pro – qeveritare për vrasjet në Kubair, por qeveria akuzon “terroristët”.

Akuzave për vrasjet i është bashkuar edhe Shtëpia e Bardhë, duke i cilësuar vepra skandaloze vrasjet të civilëve përfshirë gratë dhe fëmijët në Kubair .

OKB ka 297 vëzhgues, të paarmatosur në Siri për të verifikuar implementimin e një plani për paqen të negociuar nga Kofi Annan. Plani përfshin një armëpushim, i cili synonte të hynte në fuqi në mes të Prillit.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar