DAMASK- Një bombë shpërtheu në katin e tretë të televizionit shtetëror dhe në ndërtesën e radios në kryeqytetin sirian, Damask. Raportohet për 3 të plagosur, ndërsa televizioni shtetëror nuk ndërpreu transmetimet televizive, pro qeveritare dhe tregoi pamje të stafit që shikonin një prej kolegëve të tyre të plagosur.
Javët e fundit forcat rebele kishin marrë kontrollin e disa zonave në Damask, por ushtria siriane arriti të rimerrte kontrollin në qytet.
Më shumë se 20 mijë trupa të ushtrisë siriane ndodhen në Alepo për të marrë kontrollin.
Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se gjatë së dielës janë vrarë 131 njerëz në të gjithë vendin-79 prej të cilëve konsiderohet të kenë qenë civilë.
Me rritjen e sulmeve dhe përleshjeve ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare është bërë e pamunudur të verifikohen, në mënyrë të pavarur, të dhënat që flasin për numrin e të vrarëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com