Siri, ushtaria ruse vret 32
militantë dhe iu shkatërron bazat

Siri, ushtaria ruse vret 32<br />militantë dhe iu shkatërron bazat<br>
Pesë komandantë terreni të cilët organizuan një sulm terrorist më 18 shtator kundër policisë ushtarake ruse në Siri dhe 32 militantë u vranë.

Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se 32 militantë janë vrarë në provincën Idlib, në Siri.

Kjo ofensivë e ushtrisë ruse vjen pas sulmit terrorit kundër ushtrisë ruse, në datë 18 shtator, të organizuar nga 5 komandatët më të shquar të militantëve.

"Pas sulmit terrorist më 18 shtator kundër policisë ushtarake ruse në krahinat Hama i tërë sistemi I inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Siri u përqendrua për të kërkuar dhe shkatërruar komandantët e militantëve që organizaun sulmin ", tha Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mrojtjes.

Gjatë operacionit, një depo municioni dhe eksplozivësh dhe gjithashtu gjashtë kamionë me armatime të kalibrit të lartëu shkatërruan.

Një operacion për të gjetur dhe të shkatërruar të gjithë grupet e militantëve të përfshirë në sulmin ndaj ushtrisë ruse në Siri është duke u zhvilluar, tha zëdhënësi.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)