DAMASK - Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar ta bombardojnë një lagje të kryeqytetit Damask, për të cilën grupet opozitare thanë se dje ishte goditur nga sulmi vdekjeprurës me armatim kimik.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm mund të jetë prej 136 e deri në 1300 njerëz.
Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka përgënjeshtruar se ka ndërmarrë sulm me armatim kimik.
Për këtë sulm të dyshuar është diskutuar mbrëmë vonë edhe në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
KS i OKB: DUHET QARTESI
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për qartësi lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik në Siri.
Në një takim të jashtëzakonshëm me dyer të mbylluara, i mbajtur mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit, që është i ndarë lidhur me zhvillimet në Siri, e ka mbështetur një hetim “të paanshëm dhe të shpejtë” për këtë incident, por nuk është thënë nëse ky hetim do të zhvillohet nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara, që tashmë ndodhen në Siri.
Raportohet se Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar thirrjen për hetime të menjëhershme të Kombeve të Bashkuara.
Aktivistët opozitarë thonë se nga sulmi i djeshëm në një lagje të kryeqytetit Damask, janë vrarë më se 1300 njerëz.
Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjëse.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet, kanë bërë thirrje që inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që aktualisht gjenden në Siri, me urgjencë të zhvillojnë hetime për këtë incident.
Rusia, që është aleat i Qeverisë së Sirisë, ka shprehur dyshime për këtë incident, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë “provokim” i kryengritësve.
Zyrtarët e OKB-së thonë se përdorimi i armëve kimike në sulmet e fundit në periferi të Damaskut siç pretendojnë aktivistët opozitarë është një "përshkallëzim i rëndë".
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Jan Eliasson i bëri këto komente pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me incidentin e së mërkurës.
Këshilli i Sigurimit gjithashtu tha se qartësia wshtw e nevojshme pas sulmeve. Disa nga 35 shtetet anëtare bënë thirrje që inspektorët e armëve të OKB-së tashmë në Siri të dërgohen menjëherë në vendngjarje.
Aktivistët e opozitës thanë se më shumë se 1,000 njerëz u vranë pasi forcat qeveritare sulmuan me raketa me gaz nervin në rrethinat e Damaskut.
Ende nuk është e qartë se sa vetë kanë vdekur nga ekspozimi ndaj substancave toksike.
Videot tregojnë trupa të shtrirë në dyshemenë e një klinike apo të ndonjë xhamie pa shenja të dukshme plagësh, përfshi edhe fëmijë të vegjël.
Qeveria siriane ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si "të palogjikshme dhe të fabrikuara".
Ushtria siriane tha se opozita vepron në këtë mënyrë për të devijuar vëmendjen nga humbjet e mëdha të forcave e saj që kanw pësuar kohët e fundit.
Redaksia online
(europaelire/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com