Siri, ushtria e opozitës kërcënon al-Asad

Siri, ushtria e opozitës kërcënon al-Asad
DAMASK- Ushtria e opozitës siriane i vë kusht presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad që të veprojë ashtu si kërkon OKB-ja. Opozita ka bërë të ditur se regjimi i presidentit al-Aasad duhet të nisë të zbatojë menjëherë planin e Kombeve të Bashkuara që do të mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse presidenti nuk e zbaton këtë kusht atëherë ushtria e opozitës nuk do ta respektojë më kushtin e armëpushimit që është vendosur para disa kohësh. Një nga komandantët e opozitës tha se, masakra e së premtes së kaluar në Houla, ku u masakruan gra e fëmijë, tregon se nuk ka arsye më shumë për një respektim të njëanshëm të armëpushimit, sepse Asad nuk po zbaton planin gjashtëpikësh ndërkombëtar të të dërguarit të OKB-së, Kofi Anan. Ultimatumi i ushtrisë opozitare siriane është dhënë deri të premten në mesditë, në mënyrë që të tërhiqen tanke dhe artileri nga të gjitha zonat civile dhe të zbatohet armëpushimi. Gjithashtu opozita i ka bërë thirrje qeverisë së Asad që të lejojë të veprojnë lirshëm të gjithë gazetarët e mediave të huaja si dhe grupet humanitare, në të gjitha rajonet e vendit. Një tjetër kërkesë e opozitës për qeverinë e Asad është ajo që duhet të lirojë të gjithë porotestuesit e burgosur si dhe duhet të nisin menjëherë negociatat me ndërmjetësues të OKB-së.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit