ALEPO- Mbi 200 mijë civilë raportohen të jenë larguar nga Alepo, ku vazhdon ofensiva mes forcave kryengritëse rebele dhe forcave qeveritare.
Organizata e Kombeve të Bashkuara informon se largimi i tyre është bërë brenda 2 ditësh, ndërsa shumë të tjerë janë të bllokuar në qytet dhe kërkojnë ndihmë urgjente. Korrespondenti i BBC-së Ian Panel që ndodhet në zonën e Alepos informon se banorët po përballen me mungesën e ushqimeve dhe të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërkohë që rebelët luftojnë në rrugë.
Luftimet janë përqëndruar në qarkun jugperëndimor të Alepos. Forcat e regjimit thanë se kanë rimarrë kontrollin e kësaj zone, nga ana tjetër, Reuters raporton se rebelët vazhdojnë të kontrollojnë lagjet më të mëdha të qytetit dhe se regjimi i presidentit Bashar al-Asad po përdor helikopterët ushtarakë për të bombarduar.
Televizioni shtetëror i Sirisë tregoi pamje nga qyteti dhe intervistoi ushtarë të cilët thanë se të dielën në mbrëmje kishin marrë kontrollin e plotë të Salah al-Din.
Edhe sot në mëngjes zyrtarët e Damaskut përsirisin se ata kanë spastruar zonën, ndërsa aktivistët e mohojnë duke thënë se rebelët i kanë zonat ende nën kontroll.
Duke folur para gazetarëve në lidhje me situatën në Alepo, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë: “Duket qartë se Alepoja është një tjetër shembull tragjik i këtij lloji të dhunës së verbër, që regjimi i Asadit ushtron kundër popullit të tij”.
Ministri i Jashtëm sirian, Vali dal-Muallem, ka thënë të dielën, gjatë një vizite të paprituar në Iran, se forcat rebele “do të munden përfundimisht në Alepo”.
Dy javët e fundit në Siri kanë parë luftë të madhe të forcave të regjimit, pasi kryengritësit kanë forcuar pozicionet në qytetet më të mëdha të vendit, Damask dhe Alepo.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA