Siri, vazhdon armëpushimi dhe
evakuimi i civilëve në Alepo

Siri, vazhdon armëpushimi dhe<br />evakuimi i civilëve në Alepo
Vazhdon evakuimi i civilëve nga zonat e konfliktit në Alepon lindore, ndërkohë që OKB-ja bën të ditur se më shumë se 50 mijë persona janë ende brenda zonës  së rrezikshme.

Deri në orët e para të mëngjesit është bërë i mundur evakuimi i 3000 persona si dhe 40 të plagosur, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas BBC, ende 50 mijë njerëz presin për tu larguar nga Alepo dhe 40 mijë prej tyre janë civil.

Ndërkohë që Bashar al-Assad ka shpallur “lirimin” e qytetit i cili ishte i përfshirë në një luftë civile prej 4 vite dhe ku mijëra persona kanë humbur jetën, SHBA-ja e ka akuzuar qeverinë Siriane si përgjegjëse për kryerjen e “asgjëje më shume se një masakre” në këtë qytet.

Kancelaria Angela Merkel e ka përshkruar situatën në Alepo si asgjë më tepër përveç dështimit të diplomacisë evropiane në këtë rast.

Anglia ka premtuar dhënien e 20 milion paund në formë ndihme si dhe sigurimin e ujit të pijshëm dhe ushqimet për miliona sirian.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës