Siri, vriten 25 ushtarë të ISIS, mes
viktimave edhe disa udhëheqës

Siri, vriten 25 ushtarë të ISIS, mes<br />viktimave edhe disa udhëheqës
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se prej një sulmi ajror në veri të Sirisë kanë humbur jetën 25 ushtarë të  të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare, mes viktimave të këtij sulmi janë edhe disa figura kryesore të ISIS dhe udhëheqës të disa grupeve  luftëtarësh.

Ende nuk dihet se kush e ka ndërmarrë këtë sulm ajror, forcat e regjimit apo aleatët e tyre.

Momentalisht armëpushimi i negociuar nga Rusi dhe Turqi vazhdon të jetë në fuqi në Siri, por shumë grupe rebele kanë firmosur një  deklaratë ku gjatë ditës së djeshme ku shprehen se nuk do të marrin pjesë në bisedimet për paqe që priten të  zhvillohen në fund të muajit janar në Astana.

Sipas këtyre grupeve rebele, shkaku i ngrirjes së bisedimeve për negociatat e paqes në Astana është shkelja e armëpushimit nga regjimi dhe aletatët e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf