Siri, vriten 29 civile në veri-perëndim
të vendit si pasoje e sulmeve rebele

Siri, vriten 29 civile në veri-perëndim<br />të vendit si pasoje e sulmeve rebele<br>
Si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit kundër enklavës rebele pranë Damaskut, janë vrarë 29 persona nga të cilët shtatë janë fëmijë, kjo është një ngjarje e rëndë që ilustron edhe më tej gjendjen e kësaj zone në konflikt dhe çmimin e rëndë që paguajnë civilët të këtë konflikt.

Këto sulme në Gutan lindore, ndodhën pas sulmeve të përgjakshme disa ditë më parë në Idleb, provincë rebele në veri-perëndim të vendit, ku regjimi i Bachar al-Assad dyshohet sërish për përdorimin e gazit toksik.

Ditën e sotme Uashingtoni konfirmoi, nëpërmjet ambasadores në OKB, Nikki Haley se dispononte prova që vinin nga dhjetra viktima duke konfirmuar përdorimin e klorit në sulmet e kryera nga regjimi kundër enklavës rebele.

Sipas statistikave të UNICEF, Siria është shkatëruar nga lufta që prej vitin 2011 por janari i këtij viti ka qenë muaji më i përgjakshëm pasi kanë humbur jetën 59 fëmijë si pasojë e luftës dhe dhunës.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza