Siri - Një grua amerikane është konfirmuar e vrarë në luftimet në Siri. Familja e saj në Michigan tha se FBI-ja ka njfotuar pranë tyre vdekjen e saj por nuk kanë dhënë detaje rreth vdekjes së saj.
Mediat siriane raportuan se Nicole Mansfield mbeti e vrarë në një konfrontim në Idlib teksa luftonte përkrah forcave të opozitës siriane. Gruaja 33-vjeçare ishte martuar me një emigrant arab disa vite më parë dhe ishte konvertuar në fenë islame.
Kanali shtetëror sirian tregoi fotografitë e një pasaportë dhe një patente që i përkiste zonjës Mansfield ku ajo ishte e veshur me një hixhab apo shami myslimane.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com