Siri, vritet komandati i Hezbollah
goditet nga një sulm ajror izraelit

Siri, vritet komandati i Hezbollah<br />goditet nga një sulm ajror izraelit
Vritet gjatë një operacioni Mustafa Badrebbine, komandati i  lartë  i forcave speciale të Hezbollah. Ngjarja u shënua në periferi të Damaskut  dhe sipas raportimeve të medias vrasja u krye nga një sulm ajror i Izraelit.

Lajmi për vdekjen e komandatit u konfirmua dhe nga ushtria e e Hezbollah.  Një shpërthimi  i fuqishëm shkatërroi pikën ushtarake shumë afër aeroportit të kryeqytetit sirian. Vrasja e tij konsiderohet një goditje e ëendesishme pasi ai ishte jo vetem nje person me pervoje por edhe truri i shume operacioneve sekrete

Badrebbine ishte një nga komandatët më  me pushtet dhe kish marrë pjesë në disa nga operacionet më të rëndësishme.55 vjecari , së bashku me tre pjesëtarë të tjerë të Hezbollahut, është akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në vitin 2005, në Bejrut.

Ai ishte bashkuar  forcave të regjimit jo vetëm për të ndihmuar Assad por edhe për të marrë pjesë në aksionet anti izraelite.

Hezbollahu është një organizatë politike, ushtarake dhe sociale shiite, e cila ka pushtet të konsiderueshëm në Liban.
Ajo është shfaqur me ndihmën e Iranit, gjatë pushtimit të Libanit nga Izraeli, në fillim të viteve 1980.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro