Siri, vritet në një sulm ajror
truri i masakrës së “Charlie Hebdo”

Siri, vritet në një sulm ajror<br />truri i masakrës së “Charlie Hebdo”
Boukber el Hakim nje lider i shtetit islamik, i cilësuar edhe si ideatori I i sulmeve ndaj redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”, janarin e vitit 2015 në Paris, është vrarë në një sulm ajror të forcave amerikane në Siri.

Lajmi u bë i ditur nga burime ushtarake të SHBA-ve, duke saktësuar se Boubaker el Hakim ka vdekur në Raça në 26 nëntor.

Franko-tuniziani El Hakim, 33 vjeç, ka qenë mentor i vëllezërve Said dhe Sherif Kouachi, të cilët shkaktuan masakrën ndaj gazetarëve të “Charlie Hebdo” në Paris në janar 2015.

Në sulmin terrorist në selinë e gazetës, u vranë 12 persona dhe 11 mbetën të plagosur.

Dyshohet po ashtu se Boubaker el Hakim ka qenë madje edhe truri i atentatit në muzeun kombëtar të Bardosë në Tunizi në 18 mars 2015, ku humbën jetën 24 persona (mes të cilëve 21 ishin turistë, një agjent i policisë dhe dy terroristë) dhe 45 të tjerë u plagosën.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji