Një prej udhëheqësve të rëndësishëm të ISIS është vrarë gjatë kësaj jave gjatë një sulmi ajrorë të forcave të koalicionit në qytetin e Raqqa në Siri.
 
Lajmi është bërë është konfirmuar nga zyrtarë amerikan, të cilët në një deklaratë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, njoftonin se ishte vrarë Abu Jandal Al-Kuwaiti, i cili ishte anëtarë i këshillit të luftës të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
 
“ Abu Jandal Al-Kuwaiti, ishte i përfshirë në përdorimin e armëve kimike, mjeteve shpërthyese në anë të rrugës si dhe makinave bombë”, thuhet në deklaratë.
 
Koalicioni beson se vdekja e Al- Kuwaitit, do ta lehtësojë rimarrjen e kontrollit në  qytetin e Raqqa, si dhe do të ulë aftësinë goditëse të sulmeve të ISIS në perëndim.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com