TIRANË - Një shqiptar është vrarë një ditë më parë në Siri. Bledar Hamza, 40 vjeç, është vrarë gjatë luftimeve të djeshme në Siri. Ai ishte me origjinë nga Pogradeci.

Kamera e A1 Report ka shkuar në fshatin ku ka lindur Bledar Hamza dhe është rritur 27- vjeçari. Tezja e tij ka treguar se, ai jetonte në Arabi dhe punonte si kamarier. Lipo ka kërkuar që trupi i nipit të sillej sa më shpejt.

ORA 16:25 TEZJA E HAMZAJT: VRASJEN E MOREM VESH NGA NUSJA E BLEDARIT
Sipas Zeljana Lipos, nipi i saj Bledari ishte larguar prej Shqipërisë para dy vitesh së bashku me familjen e tij dhe jetonte në Arabi. Shqiptari nga Pogradeci, por me banim në Tiranë, në Siri mbante nofkën Edu Samed.

Zeljana Lipos, tregon se nipi i saj Bledari ishte larguar prej Shqipërisë para dy vitesh, së bashku me familjen e tij dhe jetonte në Arabi.  Në kontaktet që 27-vjeçari kishte me familjarët e tij, pohonte se punonte në një restorant si kuzhinier dhe ecte mirë me punën e tij.

Por nga ana tjetër, tezja e tij tregon se nipi nuk iu tregonte asnjëherë vendin ku ai vërtet jetonte dhe kjo u vërtetua pas lajmit që ata mësuan për vdekjen e tij, se është vrarë në Siri.
 
Ka qenë pikërisht bashkëshortja e 27-vjeçarit të vrarë, e cila iu ka dhënë lajmin e hidhur familjes së Bledarit, duke iu pohuar se ai kishte mbetur i vrarë.
 
E shqetësuar për humbjen e nipit të saj, Zejlana Lipo kërkon zbardhjen e së vërtetës se si është vrarë në të vërtetë Bledari dhe nga ana tjetër ajo kërkon mbërritjen sa më parë të trupit të tij në Shqipëri.

ORA 13:25 VRITET NE SIRI BLEDAR HAMZA NGA POGRADECI
40-vjeçari Bledar Hamza, i vrarë një ditë më parë në Siri është nga fshati Leshnicë i Pogradecit por banonte në Tiranë. Bëhet e ditur se, pritet mbërritja e trupit në Shqipëri dhe është duke u punuar me procedurat burokratike.
 
Në dy javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë që po luftojnë krah rebelëve sirianë, që po përpiqen të rrëzojnë diktatorin Bashar al-Assad.
 
Njëri prej rasteve, ai i Diamant Rashës është trajtuar edhe nga A1 Report dhe gjatë një interviste të dhënë, prindërit e të riut të vrarë në Siri, thanë se ai kishte shkuar me dëshirë atje, për të luftuar krah rebelëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)