Siri, zbulohet një depo me
substanca kimike në Alepo

Siri, zbulohet një depo me<br />substanca kimike në Alepo
Një depo me substanca kimike, të cilat janë përdorur për prodhimin e armëve kimike është zbuluar në një nga lagjet e Alepos e cila ka qenë nën kontrollin e terroristëve.

Sipas agjencisë siriane të lajmeve, Sana, në depo janë zbuluar edhe sasi të mëdha klori dhe sulfuri, që terroristët i kanë përdorur për të prodhuar eksplozivë artizanal.

Zëdhënësi i ministrisë ruse së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka njoftuar se terroristët janë duke shfrytëzuar armë kimike në lindje të Alepos dhe deri tani janë kryer disa sulme në të cilat janë lënduar dhjetëra persona.

Në Alepo është ende në fuqi një marrëveshje armëpushimi mes forcave rebele dhe atyre të regjimit, por grupet të shumta terroriste që veprojnë në zonë nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje.

Nga ana tjetër më 23 janar pritet që në Astana të Kazakistanit të fillojnë bisedimet për një paqe të përhershme për Sirinë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin