DAMASK- Ministria e Informacionit në Siri ka mohuar pretendimet e rebelëve të cilët kishin thënë se ndërmorën një sulm të armatosur ndaj karvanit të makinës së presidentit Bashar Al Assad.
Omran Zoabi tha për televizionin shtetëror se “pretendimet për sulm ndaj kolonës së automjeteve që shoqërojnë presidentin janë ‘ëndrra dhe iluzion’”.
Më herët Islam Alloush, militant i brigadës “Liëa al-Islam” tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se “makina që shoqëronte presidentin sirian është goditur nga raketat e rebelëve në kohën kur autokolona e tij ishte drejtuar për tek xhamia Anas bin Malek në kryeqytet”.
Pak momente pas dhënies së lajmit të sulmit, Assad u shfaq i rrethuar nga besimtarë, në pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror teksa po lutej për Fiter Bajramin me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit.
Analistët thanë për BBC-në se mbetet e paqartë nëse pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror në Damask janë pamje të regjistruara apo në kohë reale.
Që prej marsit të 2011-s Siria është përfshirë në një konflikt civil, i cili deri tani ka marrë jetën e më shumë se 100 mijë personave.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com