Siria,ambasadorja 'shkund' OKB-në:
Nuk mund të mbyllim sytë

Siria,ambasadorja 'shkund' OKB-në:<br />Nuk mund të mbyllim sytë
Sulmi me armë kimik në Siri tronditi të gjithë botën sidomos pamjet e transmetuara ishin drithëruese duke dëshmuar realitetin e hidhur që po përjetojnë civilët.

Këshilli i Sigurisë së OKB mbajti një mbledhje urgjente për të disktuar atë çka po ndodh në Siri ku sigurisht nuk munguan replikat me Rusinë.  

Por ajo që  drithëroi të gjithë diplomatët ishte përfaqësuesja e SHBA në OKB, Nikki Haley e cila në mënyrë origjinale denoncoi masakrën duke treguar foto të fëmijeve sirianë, të pajetë. 

Ajo kërcënoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin veprime të njëanshme nëse bota nuk vepron. Fjalët e saj  shkaktuan heshtje në sallë, një heshtje e cila duhet kthyer në veprim për të shpëtuar të pafajshëm.
 
“Dje morëm këto foto të fëmijëve, nuk marrin dot frymë vuajnë në krahët e prindërve të cilët janë të dëshpëruar. Pamë të shtritë trupa pa jetë, apo të tjerë  që shfaqin shenja të dukshme se janë goditur nga armë kimike. Shihni mirë këto foto nuk mund të mbyllim sytë dhe mendjen.Është përgjegjësia jonë të reagojmë”
u shpreh ajo.

Qeveria e presidentit Assad e cila mohon kategorisht sulmin me armë kimike u kritikua ashpër nga ndërkombëtarët , madje Këshilli i Sigurisë  e cilësoi sulmin krim lufte.I vetmi që doli në mbrojtje të Assad ishte aleati i saj Rusia duke i konsideruar akuzat ndaj Assad si Fake Neës.

“Duhet ta kthej vëmendjen tuaj tek deklarata  e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Guterres, AI kërkoi një hetim për atë cka ndodhi në provicën Khan Sheikun. Ne mbështesim këtë hetim. Por ai duhet të jetë objektiv. Dhe të distancohet nga informacionet  që janë marrë në internet apo nga shtetet fqinje” u shpreh ambasadori i Rusisë në OKB.

Këshilli i Sigurimit nuk mundi  që të miratojë një rezolutë që parashikonte vendosjen e sanksioneve për qeverinë Assad për shkak të sulmit të dyshuar me armë kimike, teksa edhe njëherë drafti është bllokuar nga vetoja e Rusisë.

Nga sulmi me armë kimike në Siri mbetën të vrarë 86 persona, mes të cilëve 30 fëmijë dhe 20 gra. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane