Siria dhe kërcënimi rus, Merkel takim me Trump javën e ardhshme

Siria dhe kërcënimi rus, Merkel takim me Trump javën e ardhshme

Angela Merkel dhe Donald Trump

Kancelarja Angela Merkel pritet të takohet me Trump në 27 prill ku do të diskutohen ngjarje me interes global.

"Jemi në një kohë kur kemi edhe dallime", tha Merkel, por shtoi se, pavarësisht dallimeve,  aleanca "është një thesar i madh që dua ta mbaj gjallë dhe ta kultivoj".

Takimi vjen pas sulmeve në Siri dhe mbështetjes së Rusisë për presidentin Bashar al Asad si edhe ngjarjes të ndodhur në Londër me helmin e ish- spiuni rus Skripal dhe reagimit botëror nga SHBA dhe BE.

Ndërkohë, pritet me interes për vendimet që dy vendet do të marrin për konfliktin në Siri dhe situatën e pakëndshme me Rusinë gjatë takimit Trump-Merkel./REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit