Siria, Erdogan: Bota të na mbështesë ose të presë refugjatë. Ankaraja neutralizon 600 'terroristë kurdë'

Mes kërcënimeve dhe justifikimeve, presidenti turk kthehet të flasë nga rreshtat e 'Wall Street Journal'. Numri i "terroristëve të neutralizuar" (të vrarë, të plagosur ose të kapur) që nga fillimi i operacionit ushtarak turk është rritur në 595. 
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë përpjekjet e vendit tonë ose të fillojë të pranojë refugjatët" nga Siria. Kështu ka shkruar Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një editorial të botuar në 'Wall Street Journal' duke mbështetur dhe arsyet e tij për ofensivën ushtarake kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

Ofensiva e Ankarasë, e quajtur "Burimi i paqes filloi në 9 tetor pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga territori Sirian.

Njoftimi pastaj u tërhoq pjesërisht. Forcat ushtarake amerikane tani ata po lëvizin drejt jugut të vendit. Operacioni ushtarak turk filloi kundër milicive kurde në veri-lindje të Sirisë, të angazhuar në luftën kundër ISIS.
"Turqia po ndërhyn atje ku të tjerët nuk kanë arritur të veprojnë" është kryefjala e fjalimit të Erdoganit në gazetën Amerikane.

"Flukset e refugjatëve sirianë, dhuna dhe paqëndrueshmëria na kanë shtyrë në kufijtë e tolerancës sonë," shkruan ai, duke kujtuar angazhimin e vendit të tij për të pritur 3.6 milion refugjatë sirianë dhe duke pretenduar se kishte shpenzuar "40 miliardë dollarë për t'u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim ". Megjithatë, Erdogan insiston, "pa mbështetje financiare ndërkombëtare ne nuk mund t'i parandalojmë refugjatët të shkojnë në Perëndim".
Presidenti turk më pas sqaron se ai kishte vendosur për ofensivën në Siri pasi "konstatoi se bashkësia ndërkombëtare nuk  kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm" për t'u marrë me situatën. Ai tha gjithashtu se "Asnjë luftëtar i ISIS nuk do të largohet nga Veri-Lindja e Sirisë".

1500 nga xhihadistët më të rrezikshëm nga gjithsej 12 mijë, mbahen të izoluar në njëzet burgje, disa prej të cilave janë bombarduar duke u lënë mundësi terroristëve të arratisen. 

"Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me vendet e origjinës dhe organizatat ndërkombëtare për rehabilitimin e grave dhe fëmijëve të luftëtarëve të huaj", shton lideri i Ankarasë, i cili megjithatë nuk kurseu kritikat për vendet perëndimore që nuk kanë dashur akoma të merren me problemin, duke u shmangur nga strehimi në vendet e tyre të luftëtarëve xhihadist të ndaluar në burgjet kurde.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 15/10/2019 12:43

    Erdogan eshte barbare,po bombardon civilet Kurde pa asnje arsye. Bile shkon aq larg sa mundohet te shantazhoje Europen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Sot reshje shiu, ikin të dielën! Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Sot reshje shiu, ikin të dielën! Parashikimi i motit për këtë fundjavë