PARIS - Franca thotë se sylmi i dyshuar kimik afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, ka mundur të kryhet vetëm nga qeveria e Sirisë. Në një raport të inteligjencës së Francës thuhet se në sulmin më 21 gusht, ishte përfshirë “përdorim masiv i agjentëve kimikë” dhe se së paku 281 vdekje mund t’i atribuohen këtij sulmi.
Të dhënat janë bërë publike online pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit, Jean-Marc Ayrault dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Sipas pallatit Elize, satelitët spiunë kanë filmuar atë që tani njihet si “sulm kimik i koordinuar” që vetëm regjimi i Assadit mund ta kryente, shkruan Tgcom.
Sipas raporteve të inteligjencës franceze, imazhet satelitore të sulmit me gaz toksik në datën 21 gusht në përiferi të Damaskut, provojnë se goditja vjen nga pozicionet e ushtrisë besnike të regjimit të Bashar al-Assad. Të njëjtat burime thonë se, opozita siriane nuk ka mundësi teknike që të realizojë këtë sulm.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com