Siria,G7: Të mos izolojmë Rusinë
zgjidhje politike, jo ushtarake
Ministrat:Asnjë zgjidhje sa Assad është në pushtet

Siria,G7: Të mos izolojmë Rusinë<br />zgjidhje politike, jo ushtarake<br />Ministrat:Asnjë zgjidhje sa Assad është në pushtet
Ministrat e G7 të cilët janë mbledhur në Romë pritet që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët sa i përket konfliktit në Siri, pak kohë para se sekretari amerikan i shtetit
Tillerson të fluturojë drejt Rusisë, aleati më i fuqishëm i regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad me synimin për ta bindur që të heq dorë nga kjo linjë politike.

Me Assad në krye, asnjë zgjidhje për Sirinë

Por sipas tyre nuk mund të arrihet një zgjidhje në Siri për sa kohë  Assad është pushtet e po ashtu nuk u arrit ndonjë marrëveshje që mund të parashikonte sanksione ndaj Moskës.

Ministrat e jashtëm shprehen në mënyrë unanime se Rusia nuk duhet izoluar por duhet të përfshihet në procesin e tranzicionit politik të Sirisë.

Ministri i jashtëm Italian Alfano tha se pjesëmarrësit e G7 pretendojnë se procesi politik është e vetmja zgjidhje për krizën ku ndodhet Siria duke shtuar se zgjidhja ushtarake nuk është e duhura. Edhe Berlini ka kërkuar që zgjidhja e vetme në Siri të jetë paqësore dhe jo ushtarake.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka qënë një nga shtetet e cila ka sugjeruar që të vendosen sanksione mbi zyrtarët rusë dhe sirianë.Aksione të tilla janë ndërmarrë pas sulmit me armë kimike në Siri ku mbetën të vrarë rreth 80 persona mes tyre dhe shumë fëmijë.

Por gjendja u tensionua pasi SHBA në shenjë hakmarrje lëshuan 59 raketa pikërisht në bazën ajrore nga ku mendohet se nisi sulmi kimik në provincën Idlib.

Ndonëse shumë shtete evropiane akuzojnë Assad për këtë sulm ky i fundit mohon përfshirjen duke vendosur gishtin tek rebelët.

Ndërsa Rusia dhe Irani mbështesin fuqishëm regjimin duke u përplasur me Perëndimin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane