ORA 17:00 SIRIA: NUK DO NJOHIM ASNJE RAPORT TE PJESSHEM TE OKB
Qeveria siriane refuzon çdo raport të pjesshëm të një përdorimi të mundshëm të armëve kimike në afërsi të Damaskut, që mund të bëhet i ditur menjëherë pas përfundimit të misionit të inspektorëve të OKB-së në Siri, njoftoi sot televizioni publik sirian.
Gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon, ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Mouallem e informoi këtë të fundit se vendi i tij do të refuzonte çdo raport të pjesshëm të publikuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së përpara përfundimit të punës së misionit dhe rezultateve të analizave nga mostrat e mbledhura prej hetuesve, informon AFP
ORA 12.02 SIRIA, GJERMANIA NUK MERR PJESË NË SULM
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Verstervelle ka deklaruar se, vendi i tij nuk e ka menduar që të marrë pjesë në sulmin që po planifikohet për tu bërë ndaj Sirisë, raporton BBC. “Nuk na e kanë kërkuar një pjesëmarrje të tillë dhe ne nuk e marrim në considerate, një gjë të tillë”, thotë Guido Vestervelle.
Gjithashtu Verstervelle ka deklaruar se, Gjermani i dënon sulmet me armë kimike të bëra nga regjimi i Asadit. Ai ka thënë se këto janë krime kundër njerëzimit që duhet të marrin përgjigjen e merituar.
“Ne, këmbëngulim në idenë se OKB-ja, duhet të marrë një vendim unanim dhe puna e inspektorëve të OKB-së, të përfundojë sa më parë”, përfundoi ai.
ORA 11.30 FRANCE, HOLLANDE: NE JEMI NË KRAH ME SHBA-në
Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar se Franca është e gatshme që të jetë në krah të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sulmin e saj ndaj Sirisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Le Monde”, presidenti Hollande, është shprehur se Franca do të jetë aleate e SHBA-së.
Kjo deklaratë e presidentit francez, vjen pas braktisjes së aleancës nga ana e Britanisë së Madhe. Ai nënvizoi se krimet kimike të Bashar al-Assad, për asnjë motiv nuk duhet të mbeten pa u dënuar, pasi kjo gjë do të sillte një rrezik edhe për vendet e tjera, pasi përdorimi i këtyre armëve kimike, mund të përdoret sërish nga ana e Sirisë.
Ai shtoi gjithashtu, se nuk është në favor të në ndërhyrje ndërkombëtare me qëllim për të “liruar” Sirinë apo për të përmbysur diktatorin, por duhet vepruar kundër një regjimi, i cili kryen krime të pariparueshme ndaj civilëve.
ORA10.55 SIRIA VË NË LËVIZJE FORCAT USHTARAKE
Forcat ushtarake siriane kanë lëvizur nga qendrat e tyre. Televizioni Al-Arabiya, duke cituar disa burime në opozitën siriane, bën të ditur se trupat ushtarake janë vënë në lëvizje dhe i kanë ndryshuar vendqëndrimet e tyre.
Këto burime bëjnë të ditur se, ushtria është dislokuar në ambientet shkollash dhe universitetesh. Ata thotë se, ushtria ka lëvizur me dhjetëra hedhësa raketash dhe raketa në një bazë në veri të Damaskut.
Këto lëvizje ushtarake shihen si një “masë mbrojtës”, ndaj një sulmi që mund të ndërmerret nga SHBA-ja në bashkëpunim me vende të tjera perëndimore.
ORA 10: 40 MOSKA PERSERIT: JO PERDORIMIT TE FORCES
“Moska vazhdon të jetë kundër çdo zgjidhje të Këshillit të Sigursë së OKB-së që mund të përdoret për një aksion kundër Sirisë” - deklaron zv/ministri i Jashtëm rus Genadi Gatilov.
ORA 07: 20 REAGON SHBA: DO VEPROJME SIPAS INTERESAVE TONA
Qëndrimi i SHBA-së është i palëkundër dhe një ndërhyrje ushtarake duket se është afër. Këshilltarja e sigurisë e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama Kaitlin Hayden, ka deklaruar se: “SHBA-të do të vazhdojnë që të konsultohen me Britaninë e Madhe, por në fund presidenti Obama do të ndërmarrë një vendim duke pasur parasysh vetëm interesat e vendit tonë”.
Nga ana tjetër, Sekretari i Mbrojtjes, Çak Hagel, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të heqin dorë për formimin e një koalicioni ndërkombëtar për të sulmuar Sirinë. Në lidhje me votimin në Dhomën e Komunëve në Britani, Hagel tha se, “çdo komb ka përgjegjësinë për të marrë vendimet e tij dhe ne i respoktojmë ata”.
Ndërkaq nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me ndërhyrjen ushtarake në Siri edhe pse sipas tij, do të veprohet pasi regjimi i Asadit ka sulmuar me armë kimike.
ORA 07: 15 BRITANI, PARLAMENTI RREZON KAMERON
Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeminstrit David Kameron që të bashkohen me SHBA-në për të sulmuar Sirinë. Në këtë mënyrë, mocioni i qeverisë që bënte thirrje për një "përgjigje të fortë humanitare" me veprime të mundshme ushtarake në Siri, pas një sulmi të dyshuar kimike pranë Damaskut, është mposhtur.
Pas më shumë se 8 orë diskutimesh Dhoma e Komuneve ka votuar edhe propozimin duke e hedhur poshtë me rezulatin 285-272, informon BBC.
Këtu janë reagimet edhe deklaratat e Ed Miliband dhe David Kameron pas votimit të rezolutës, nga Dhoma e Komuneve dhe Dhoma e Lordëve.
Lideri i opozitës Ed Miliband ka kërkuar nga kryeministri që të mos të përdorë të drejtën mbretërore që të dërgojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një lufte në Siri në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, këtë nuk mund ta bëjë kryeministri pasi ai ka marrë një përgjigje në Dhomën e Komuneve e cila rrëzoi propozimin e tij.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit David Kameron. “Unë besoj fuqimisht se duhet një përgjigje pas sulmit të bërë me armë kimike nga forcat e regjimit të Asadit ndaj civile. Por njëkohësisht jam i ndërgjegjeshëm dhe do të respektoj edhe vendimin e marrë nga Dhoma e Komuneve”, - është shprehur kryeministri Britanik, David Kameron.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)