Clinton ka kërcënuar Rusinë dhe Kinën se do të paguajnë një çmim për mungesën në negociatat për Sirinë.

Deklarata u bë në Paris në takimin me Miqtë e Sirisë. Në këtë takim u vendos për një rezolutë të re të

OKB-së për tranzicion politik të shoqëruar me sanksione të ashpra ndaj Damaskut.

Në konferencë morën pjesë 100 vende, por ajo që spikati ishte mungesa e Rusisë dhe Kinës.

Nisur nga mungesa e përfaqësuesve të këtyre shteteve,

Clinton u shpreh se të dyja vendet do të paguajnë një çmim për sjelljen e tyre bllokuese.

Gjithashtu edhe presidenti i Francës, Hollande u shpreh se rrëzimi i

Assadit është i pashmangshëm duke apeluar për më shumë veprim nga Këshilli i Sigurimit.

Sakaq dezertimet nga ushtria siriane vazhdojnë, gjenerali

Tlas është i pari i nivelit të lartë që dezerton presidentin Bashar Al Assad.


(d.b/shqiptarja.com)