LITUANI - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë vizitës së tij në Lituani, ku është takuar me ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve të Bashkimit Europian, shprehet i kënaqur për deklaratën e fortë të vendeve europiane në lidhje me Sirinë, duke nënvizuar faktin që edhe Europa kërkon të gjenden përgjegjësit e sulmit kimik dhe të ndëshkohen për veprimet e tyre.
Përfaqësuesja e Diplomacisë Europiane Catherine Ashton, duke iu referuar krizës në Siri, ka deklaruar: "Duam të shohim një përgjigje të qartë dhe të fortë".
Gjatë këtij takimi të mbajtur në Lituani, Emma Bonino, ministre e mbrojtjes italiane duke përsëritur idenë e ditëve të shkuara është shprehur se "Italia e sheh si pikë strategjike aleancën me SHBA-në, por rezervohet për ndërhyrje në Siri, duke i mëshuar negociatave".
Ajo u shpreh gjithashtu, se ka një diferencë mbi metodën si do të reagohet për krizën siriane dhe se Italia nuk do të pranojë pa sigurinë e OKB-së.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com