BRUKSEL - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel me kërkesë të Britanisë dhe Francës për një lehtësim të sanksioneve kundër Sirisë.
Franca dhe Britania e Madhe pritet që të argumentojnë se masa do të rrisë presionin mbi Damaskun për një zgjidhje politike. Megjithatë, disa shtete të BE-së kanë kundërshtuar tërësisht për t'i dhënë fund embargos së armëve, e cila skadon më 31 maj.
Takimet do të kryesohen në Bruksel, nga Catherine Ashton, shefja e politikës së jashtme të BE-së, e cila mbështet një zgjidhje politike, duke thënë: "Ne duhet t’i ndalojmë këto vrasje.”
Ministri i jashtëm i Sirisë konfirmoi të dielën se qeveria do të marrë pjesë "në parim" në konferencën e paqes e mbështetur nga SHBA-ja dhe Rusia që do të mbahet në Gjenevë muajin e ardhshëm.
Walid Muallem tha se kjo do të jetë një mundësi e mirë për një zgjidhje politike të konfliktit, e cila sipas OKB-së ka ka lënë më shumë se 80.000 njerëz të vdekur.
Anëtarët e koalicionit opozitar në Siri aktualisht janë duke diskutuar nëse do të marrin pjesë në konferencën e Gjenevës , por zëdhënësit kanë thënë se ata do të jenë të pranishëm nëse presidenti Bashar al-Assad do të pranojë dorëheqjen.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com