Siria në luftë, ushtria merr
qytetin Haffa, OKB nuk lejohet

Siria në luftë, ushtria merr <br />qytetin Haffa, OKB nuk lejohet
Televizioni shtetëror sirian deklaroi sot se trupat qeveritare kanë marrë nën kontroll qytetin e Haffas në perëndim të vendit. Lajmi u konfirmua edhe nga burime të Ushtrisë së Lirë Siriane. Luftëtarët janë tërhequr nga pozicionet e tyre si shkak i bombardimeve intensive nga ana e ushtrisë shtetërore.

Në Haffa luftohej prej 8 ditësh, ndërkohë që opozita ka deklaruar se trupat qeveritare po kryejnë një masakër atje.. Dje, një grup vëzhguesish të OKB u pengua t’i afrohet qytetit. Një grup mbështetësish të presidentit Assad u kanë dalë përpara makinave të OKB dhe e kanë ndaluar fizikisht autokollonën e vëzhguesve.

Tashmë edhe autoritete të OKB po flasin hapur për një luftë civile në Siri, pavarësisht se autoritetet siriane nuk e kanë pranuar sot një term të tillë duke vazhduar të flasin për beteja mes trupave qeveritare dhe grupeve terroriste. Kreu i operacioneve paqeruajtëse të OKB Herve Ladsous tha se Siria ndodhet tashmë në një luftë të plotë civile. Sidoqoftë, armëpushimi i parashikuar nga plani i Anan nuk duket gjëkundi.

Ndërkohë, Turqia ka shprehur shqetësimin e saj serioz në lidhje me zhvillimet në Siri. Zv/ministri i jashtëm turk tha se vetëm në dy ditët e fundit 1400 refugjatë kanë hyrë nga Siria në territorin turk.

Siria po rrezikon edhe një kolaps ekonomik. Banka qendrore ka urdhëruar në Rusi shtypjen e një sasie kartëmonedhash të reja, në mënyrë që të vazhdojë të paguajë rrogat e administratës publike. Ekspertët frikësohen se kjo lëvizje mund ta nxjerrë inflacionin jashtë kontrollit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur