Siria, OKB zëvendëson
Annan me algjerianin Brahimi

Siria, OKB zëvendëson <br />Annan me algjerianin Brahimi
NEW YORK - Diplomati veteran nga Algjeria, Lakhdar Brahimi, ka pranuar që të zëvendësojë Kofi Annan si ndërmjetësuesi ndërkombëtar për Sirinë. Burime nga Kombet e Bashkuara thanë të enjten se konflikti 17 mujor po thellohet më shumë drejtë një lufte civile.

Annan do të largohet në fund të gushtit pas një pune gjashtëmujore. Ai tha se plani i tij i paqes për Sirinë u bllokua dhe u shkatërrua nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

Diplomatët ruajtën anonimitetin edhe për Reuters por thanë se Brahimi, i cili ishte i pavendosur për disa ditë me radhë për këtë vendim, gjithsesi vendosi ta pranonte propozimin e bërë nga OKB. Sekretari Përgjithshëm, Ban Ki Moon, duket sikur nuk është shumë i kënaqur për zëvendësimin e Annan por kjo ishte një zgjedhje alternative.

Ende nuk është shumë e qartë se kur do të bëhet prezantimi zyrtar i Barhimit si ndërmjetësuesi ndërkombëtar në Siri. Brahimi është 78 vjec dhe është ish-Ministër i Jashtëm i Algjerisë. Ai ka qenë një diplomat prej dekadash, ka shërbyer si i dërguari i OKB në Irak, Afganistan, Haiti dhe në Afrikën e Jugut.

(sç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët