NJU JORK - Përfundon mbledhja e pesë anëtarëve të përhershëm të KS në OKB për Sirinë, por pa progres të dukshëm në diskutime.

Siç bën të ditur "Le Figaro", mbledhja e dytë sot, pas asaj të djeshme, u kërkua nga Rusia dhe ka zgjatur 45 minuta.

Objekti i këshillimeve ka qenë Rezoluta britanike, e cila justifikon një ndërhyrje ushtarake kundër regjimit të Bachar al-Assad, i akuzuar se ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij.

Ky tekst autorizon "të gjitha mjetet e nevojshme", duke llogaritur edhe forcat e armatosura për të mbrojtur popullsinë civile kundër armëve kimike në Siri.

Rusia dhe Kina të mërkurën u shprehën kundër ndërhyrjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)