MOSKË - Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se, Rusia mund ta miratojë një sulm ushtarak ndaj Sirisë, nëse do të provohej se regjimi i Damaskut ka ndërmarrë sulme me armë kimike ndaj popullsisë civile. Por për Putin, ky sulm duhet që të marrë miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin janë bërë gjatë një interviste të dhënë për agjencinë AP, por që është bërë publike mëngjesin e sotëm nga vetë Kremlini. Gjatë kësaj interviste, Putin ka deklaruar gjithashtu se, do të vazhdojë të zbatojë kontratat e armatimit që janë nëshkruar me Sirinë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)