Siria, Rusia kërkon nga OKB
të shtyjë me 3 muaj misionin e saj

Siria, Rusia kërkon nga OKB <br />të shtyjë me 3 muaj misionin e saj
Pas negociatave të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe me presidentin sirian dhe autoritetet iraniane mbi situatën në Siri, këtë herë është Rusia e cila po angazhohet plotësisht për një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta në fjalë do të zgjerojë misionin e OKB-së në këtë vend me tre muaj. Vullneti për të vendosur demokracinë në Siri shprehet në rezolutë pasi aty nuk parashikohen sanksione shtese.

Rusia tashmë ka dërguar rezolutën tek 14 anëtaret e tjerë të Këshillit të Sigurimit para nisjes së takimit të mërkurës ku do të raportojë edhe i dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë , Kofi Anan, mbi përpjekjet e tij për ripërtëritjen e planit të tij paqësor në Siri.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën