UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Francës janë gati për të goditur Sirinë në një sulm të kufizuar. Pikërisht për këtë arsye Siria është vënë në alarm dhe ka pasur lëvizje të shumta ushtarake në vend.
 
Nga ana e tyre autoritetet siriane kanë bërë të ditur se, janë të gatshëm që ti përgjigjen sulmit të SHBA-së dhe Francë, shkruan “La Republica”.
 
Sulmi po përgatitetet të ndërmerret pas akuzave se regjimi i Bashar al-Assad ka sulmuar me armë kimike popullsinë civile. Sipas CNN, ishte Presidenti Baracka Obama që gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë detaje në lidhje me raportin që është përgatitur nga ekspertët.
 
Një tjetër detaj që e bën më të afërt sulmin e SHBA-së dhe Francës në Siri është edhe fakti se ekspertët e OKB-së e kanë lënë Sirinë dhe tani ndodhen në Liban.
 
Gjatë mëngjesit të sotëm, ka pasur edhe lëvizje nga forcat ushtarake amerikane, pasi 6 luftëanije e kanë kaluar kanalin e Suezit dhe janë drejtuar drejt detit Mesdhe. Gjithashtu në Mesdhe janë në gadishmëri edhe luftëanijet të armatosura me raketa tokë-ajër dhe tokë-tokë.
 
Reaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)