SHBA  – Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se SHBA-ja është duke marrë në konsideratë një aksion të kufizuar në Siri, por nuk ka vendosur ende përfundimisht. Obama ka diskutuar për ndërhyrjen në Siri në një takim që u zhvillua këtë mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

Ai deklaroi se "armët kimike që u përdorën në Siri janë një kërcënim për botën dhe aleatët, por ende nuk kemi marrë një vendim mbi Sirinë, pasi Izraeli dhe Jordania janë në rrezik prej kundërsulmeve. Për këtë arsye, jemi duke marrë në konsideratë një aksion të kufizuar. Sulmi me armë kimike është një sfidë për botën dhe ne nuk mund të pranojmë një botë ku gratë dhe fëmijët të helmohen."

KRYEMINISTRI TURK: SULMET E PJESSHME, TE PAMJAFTUESHME

Turqia duket plotësisht e vendosur për një ndërhyrje ushtarake në Siri. Kryeministri Erdogan ka deklaruar ndërkohë se sulmi i pjesshëm që është duke u diskutuar nga SHBA-ja është i pamjaftueshëm: ndërhyrja duhet e plotë dhe të fillojë që të premten e ardhshme.

ORA 19: 00 XHON KERRY: SHBA NUK MUND TE RRIJE PA BERE ASGJE PERBALLE SIRISE

Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri ka deklaruar këtë mbrëmje në një konferencë për shtyp "Se SHBA-ja nuk mund të rrijë pa bërë asgjë lidhur me vrasjet me armë kimike në Siri. Pas një konflikti prej 10 vjetësh, SHBA-ja është e lodhur nga lufta, kërkon paqe, por ne do të gjykohemi pa masë nga e gjithë bota nëse nuk do ta gjykojmë dhe do të tregohemi të verbër ndaj kësaj çështjeje."

”Ne e dimë se Assad ka përdorur armët kimike kundër popullit të tij; Assad ka vrarë 1429 vetë, ndërmjet të cilëve 426 fëmijë;"- tha Kerri, - "unë vetë kam folur me ministrin e Jashtëm të Sirisë dhe i kam thënë të lejojë inspektorët të hyjnë të mbledhin provat. Por ata i kanë fshehur provat, se ne e dimë ç’u bë më pas.

Inspektorët e OKB-së, edhe pse iu dha leja për të kontrolluar, kanë qënë të kontrolluar, të mbikqyrur. Të gjitha këto janë fakte. Çështja kryesore tani është: si do ta zgjidhim ne këtë situatë të vështirë? Ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë!

SHBA-ja duhet të ketë besueshmëri që nuk janë të vetme në këtë çështje dhe shumë miq janë gati të bashkohen me ne, ta dënojnë këtë krim, ta dënojnë regjimin e Assad-it. Vetë Turqia u shpreh se nuk ka asnjë lloj dyshimi se Siria ka përdorur armë kimike." Siria ka përdorur armë kimike që në mënyrë kategorike nuk duhej të përdoreshin," - ka deklaruar Turqia.

Edhe pse ne dimë shumë, pyetja tani është: çfarë do të bëjmë? Presidenti Obama dhe SHBA-ja kanë besim tek OKB-ja. Çfarë ka thënë Ban Ki Moon rreth kësaj çështjeje?
Inspektimet e OKB-së do të na sigurojnë nëse janë përdorur vërtet armë kimike në Siri. 

Më lejoni të tregohem i qartë. Presidenti Obama do tregojë se ne do marrin vendimet tona për këtë çështje. Pas një konflikti prej 10 vjetësh, SHBA-ja është e lodhur nga lufta, kërkon paqe. Po neve do të gjykohemi pa masë nga e gjithë bota nëse nuk do ta gjykojmë dhe do të tregohemi të verbër ndaj kësja çështjeje.

Gjithashtu, ne kemi një President që e bën atë që thotë se do të bëjë. Ne duam patjetër ta zgjidhim çështjen e Sirisë për përdorimin e armëve kimike. Gjithashtu, duam ta bëjmë të qartë që ato nuk duhet të përdoren më në asnjë vend të botës,"- përfundoi Kerri.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)