DAMASK - Sirianët mes plumbave votojnë sot në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet, që nga kritikët janë cilësuar si farsë, pritet t’i sjellin fitore bindës presidentit aktual, Bashar al-Assad.
Në teori, këto janë zgjedhjet e para në Siri, në afro 50 vjet, kur në fletëvotime do të ketë më shumë se një emër. Dy kandidatë të tjerë, praktikisht të panjohur, Maher al-Hajjad dhe Hassan al-Nuri, janë në garë kundër Assadit.
Qendrat e votimit janë hapur rreth orës 7:00 me orën locale dhe do të qëndrojnë hapur për 12 orë. Kryeministri sirian Wael al-Halqi tha se kjo është një ditë historike për Sirinë, ndërsa vendi sipas tij do të provojë se di të organizoj zgjedhje të lira.
Nga zgjedhjet janë përjashtuar candidate nga grupet opozitare dhe mbahen vetëm në zonat që kontrollon ushtria. Siria ndodhet në luftë civile për më shumë se tre vjet.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com