DAMASK - Ndërsa bota po përpiqet të parandalojë vdekjet në mesin e civilëve në Siri , UNESCO paralajmëroi se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të neglizhojë që thesaret e çmuara kulturore të shkatërrohen në këtë konflikt që tashmë ka hyrë në vitin e tij të tretë.
Trashëgimia kulturore e Sirisë është e kërcënuar nga shkatërrimet e vendeve arkeologjike dhe kontrabanda e veprave të artit që kalojnë kufirin, ka bërë thirrje Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO- s pas një takimi me të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
Irina Bokova u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Siri për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit dhe të marrin të gjitha masat e mundshme për të shmangur më tej shkaterrimin duke shtuar se për të ndihmuar njerëzit e një vendi dhe ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore ishin qëllimet e UNESCO-s.
Bokova dhe Brahimi miratuan veprimin e vazhdueshëm të UNESCO-s për të rritur ndërgjegjësimin në ruajtjen e vendeve të rëndësishme arkeologjike duke përfshirë edhe muzetë.
Ndërkohë SHBA-ja dhe fuqitë perëndimore po hartojnë plane për të ndëshkuar qeverinë e presidentit Bashar Al Assad pasi dyshohet se ka përdorur armë kimike mbi civilët.
Redaksia online
(sg/Ludmilla Çenga/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com