Siriania lind fëmijë në kampin e
refugjatëve, në Idomeni 

Një 24-vjeçare siriane ka sjellë në jetë një vajzë në kampin e Idomenit, në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Gjatë lindjes në një tendë të ngritur mbi shinat e trenit, nëna e re – e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë – u ndihmua nga vullnetarë të grupit “Mjekët e Botës”.

Më shumë se 11500 emigrantë dhe refugjatë kanë mbetur të bllokuar pasi Maqedonia mbylli kufirin, sikurse bënë edhe vendet e tjera ballkanike përgjatë asaj që ishte udha kryesore e refugjatëve drejt Evropës Qendrore dhe Veriore.

Qeveria greke synon ta boshatisë kampin brenda muajit të ardhshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë