S’ishte për motin! Balona spiune kineze ka mbledhur informacione të ndjeshme nga bazat ushtarake amerikane

S’ishte për motin! Balona spiune kineze ka mbledhur informacione të ndjeshme nga bazat ushtarake amerikane

Balona kineze

SHBA- Balona kineze e spiunazhit e pikasur në qiellin amerikan në fund të janarit nuk humbi, siç ishte për shërbime meteorologjike, siç ka pretenduar Pekini, por ka mbledhur informacione për disa site ushtarake amerikane, veçanërisht në Montana. Këtë e pretendon Nbc NeWs , duke cituar burime në administratën e Joe Biden.

Referuar të njëjtave burime, thuhet se Kina ishte në gjendje të kontrollonte balonën në mënyrë që të mund të bënte kalime të shumëfishta mbi disa prej vendeve dhe të transmetonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale. Inteligjenca e mbledhur nga Kina ishte kryesisht nga sinjalet elektronike, të cilat mund të merren nga sistemet e armëve ose të përfshijnë komunikime nga personeli i bazës, në vend të imazheve.

Balona hyri në hapësirën ajrore amerikane mbi Alaskë më 28 janar, sipas administratës së Biden, e cila tha se po e gjurmonte. Ajo po fluturonte mbi Montana - veçanërisht Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom, ku SHBA ruan disa nga asetet e saj bërthamore. Pekini tha se ishte për motin dhe që kishte kaluar gabimisht në SHBA, por një tezë e tillë nuk u pranua kurrë nga SHBA.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 04/04/2023 09:05

    Amerikanet nuk e shpetojne dot me ate lloj kapitalizmi qe kane ndertuar. Agresiviteti i miliardereve ka kaluar gjithe kufijte e llogjikes humane dhe durimi ka shterruar tashme. Vete e dijne,por mendojne se bota fle me enderra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK