Presidenti egjiptian, Abdel Fattah Sissi theksoi sot se plani egjiptian përbënte një mundësi të vërtetë për t'i dhënë fund konfliktit në Rripin e Gazës, shkatërruar nga 26 ditë luftë.

"Iniciativa egjiptiane është një mundësi e vërtetë për t'i dhënë fund krizës dhe gjakderdhjes në Rripin e Gazës", theksoi Sissi, ndërkohë që një delegacion palestinez pritet sot në Kajro për diskutime të reja në kuadër të armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit./ ATSH/