Sistemi bankar përmirëson shërbimin ndaj popullatës

/ATSH/- Banka e Shqipërisë, bën të ditur në raportin e publikuar së fundi se, në Shtator të 2014-s, sistemi bankar shqiptar ofronte një degë apo agjenci për çdo 5,400 banorë.
Vitet e fundit, mbulimi i popullsisë me shërbime bankare është përmirësuar ndjeshëm.
Numri i degëve dhe agjencive bankare në fund të Shtatorit 2014 ishte 533, nga 188 që ishte në vitin 2004.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të Shtatorit 2014, sistemi bankar punësonte rreth 6.800 vetë, me një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2011. Sistemi bankar shqiptar punëson një punonjës për çdo 430 banorë, ndërsa në vitin 2004 një punonjës banke ju shërbente 1,100 banorëve. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove