Sistemi gjyqësor i korruptuar
SHBA: Po ju ikin investitorët

Sistemi gjyqësor i korruptuar<br />SHBA: Po ju ikin investitorët
Bizneset e huaja kanë humbur besimin te sistemi shqiptar i drejtësisë, gjë që jo vetëm mban peng ekonominë, por po sjell edhe largimin e tyre. Alarmi vjen përmes Zëvendës ambasadorit amerikan në Shqipëri, David Muniz.

Gjatë takimit mbi Reformën në Drejtësi në raport me investimet e huaja në Shqipëri, numri dy i Amabasadës Amerikane u shpreh se Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie.

"Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie. Kompanitë janë të gatshme të investojnë diku tjetër pasi nuk kanë besim se do të marrin një gjykim të drejtë me gjyqet shqiptare.

Gjatë një vrojtimi të veçantë për të disatën herë ne kemi dëgjuar se gjyqet në Shqipëri ekzistojnë nëse gjyqtarët janë të korruptuar kjo nënkupton një tjetër sfidë. Shumë prej investitorëve shmangin gjyqet e shpesh herë vetëm pranojnë humbjen dhe largohen .Opsioni i parë është shumë i kushtueshëm po e dyta largimi mund të jetë më keq për Shqipërinë në kohë afatgjatë , pasi dëmton reputacionin e vendit si një destinacion për investim."-tha Muniz

Muniz theksoi në takim se pa një sistem drejtësie Shqipëria do të ketë një sfidë të madhe sa i përket investimeve të huaja dhe në rrugën e saj në rritjen e konomike
 
"Ky sistem drjetësi i dekurajon investitorët, por duket se qeveria po përpiqet të zgjidhë shumë prej këtyre çështjeve , por vendime duhet të merren shpejt dhe bazuar te ligji.
Janë ndërmarrë masa pavarisht kritikave por këto të fundit janë të nevojshme dhe qeveria vazhdon të ecë përpara jo vetëm për të përmirësuar ekonominë por edhe për të terhequr investorët. Megjithaë reforma në drejtësi mbetet reforma më e rëndësishme në klimën e investimeve të huaja e jo vetem. I bëj thirrje parlamenti të ecë përpara dhe të mbarojë atë çka ka nisur"-theksoi ambasadori

Vlahutin: Nuk ka besim në këtë sistem aktual të drejtësisë, duhet ta ndryshojmë
Ndwrkohw ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin e pranishme takimin e organizuar nga Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi (FIAA) ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian tha se sistemi aktual i drejtësisë është bërë i pabesueshëm dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë.

“Nuk ka besim në sistemin aktual të drejtësisë, kjo duhet të ndryshojë. Vendi nuk mund të ecë përpara më këtë sistem drejtësie”, ka thënë Vlahutin.


Fjala e plotë e Muniz zbardhur nga Shqiptarja.com
 
"Sot dua të ndalem dhe të flas specifikisht për lidhjet mes investimeve të huaja dhe ligjeve. Pa një sistem drejtësie Shqipëria do të ketë një sfidë të madhe sa i përket investimeve të huaja dhe në rrugën e saj në rritjen ekonomike . bizneset këtu janë shprehur se nuk përballen me gjyqet këtu pasi nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë. investitorët tanë shmangin çështjet ligjore në Shqipëri sepse kanë humbur besimin në të. kjo nuk është shenjë inkurajuese .

Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie. Kompanitë janë të gatshme të investojnë diku tjetër pasi nuk kanë besim se do të marrin një gjykim të drejtë me gjyqet shqiptare.

Gjatë një vrojtimi të veçantë për të disatën herë ne kemi dëgjuar se gjyqet në Shqipëri ekzistojnë nëse gjyqtarët janë të korruptuar kjo nënkupton një tjetër sfidë. Shumë prej investitorëve shmangin gjyqet e shpesh herë vetëm pranojnë humbjen dhe largohen .
Opsioni i parë është shumë i kushtueshëm po e dyta largimi mund të jetë më keq për Shqipërinë në kohë afatgjatë , pasi dëmton reputacionin e vendit si një destinacion për investim.

Kompanitë blejnë gjyqtarët dhe prokurorët për të shmangur pagat pavarësisht kontratave. Shumë prej investitorëve kanë tërhequr investimet bazuar në trajtimet e pabarabarta në gjykatë. Kompanitë në Shqipëri nuk e dinë se sa do të zgjasë një gjyq për të ardhur në zgjidhjen përfundimtare.
Mungesa e profesionalizmit e transparencës e bëjnë të pamundur që kompanitë të invetsojnë këtu .

Ky sistem drejtësie i dekurajon investitorët, por duket se qeveria po përpiqet të zgjidhë shumë prej këtyre çështjeve , por vendime duhet të merren shpejt dhe bazuar te ligji. Janë ndërmarrë masa pavarësisht kritikave por këto të fundit janë të nevojshme dhe qeveria vazhdon të ecë përpara jo vetëm për të përmirësuar ekonominë por edhe për të terhequr investorët

Megjithatë Reforma në Drejtësi mbetet reforma më e rëndësishme në klimën e investimeve të huaja e jo vetem.I bëj thirrje parlamenti të ecë përpara dhe të mbarojë atë çka ka nisur

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës