“Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj! Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?! Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!” shkruan ai.
Xhaçka deklaroi sot se do të jenë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes për blerjen e sistemit radar ajror, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare.
Iniciativa për vëzhgimin e hapësirës detare vjen pas akuzave të LSI dhe opozitës se nuk funsionojnë ose janë fikur radarët për të favorizuar trafikun e drogës.
dy.b/shqiptarja.com










