Sistemi i ri qeverisës në Armeni
zgjedhjet parlamentare dhe era e re

Sistemi i ri qeverisës në Armeni<br />zgjedhjet parlamentare dhe era e re
Qytetarët në Armeni janë duke votuar në zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë drejtimin e vendit, pas planifikimit të transicionit në sistem parlamentar vitin e ardhshëm.

Nëntë parti dhe koalicione janë duke kërkuar vend në parlament.

Fushatat e partive kryesisht ishin të fokusuara në vështirësitë ekonomike që përballet ky shtet në Kaukazin Jugor, që ka 3 milionë banorë.

Sondazhet thonë se në garë të ngushtë do të jetë partia Republikane e presidentit Serxh Sarkisian dhe ish-partneri i koalicionit, Aleanca Tsarkuian, që udhëhiqet nga miliarderi pro-rus, Gagik Tsarkuian.

Sipas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në referendumin e mbajtur më 2015, posti i kryeministrit do të ketë më shumë fuqi, ndërkaq posti i presidentit do të jetë më shumë ceremonial dhe ai do të zgjidhet nga parlamenti.

Këto ndryshime pritet të aplikohen pasi mandati i dytë dhe përfundimtar i Sarkasian të mbarojë në fund të vitit 2018.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane