Sistemi part - time
Publikohen pagesat e shkollimit

Sistemi part - time<br />Publikohen pagesat e shkollimit
TIRANË - Publikohen tarifat e shkollimit për të rinjtë që do të ndjekin universitetin në sistemin part-time. Krahasuar me një vit më parë, ata kanë pësuar një rritje të lehtë, që varion nga 500-2500 lekë të reja, dhe kjo pasi në to është pasqyruar edhe inflacioni.
Lista me tarifat është publikuar në faqen online të Qendrës së Botimeve Zyrtare. Në të gjithë vendin janë rreth 9 mijë studentë të cilët në muajin Nëntor kanë nisur studimet part – time në universitetet shqiptare.
Sipas vendimit të marrë nga qeveria, me propozim të ministrisë së arsimit, fëmijët e familjeve në nevojë si edhe të policëve të rënë në krye të detyrës do të paguajnë vetëm 50 përqind të tarifës së shkollimit, të publikuar sot zyrtarisht.
Pagesat për arsimimin me kohër të pjesshëm janë publikuar në fletoren zyrtare numër 159, e cila mban datë 7 dhjetor 2011, një kopje e së cilës shoqëron edhe këtë shkrim. Në faqen 7616 të këtij botimi janë renditur të gjitha tarifat e reja, të miratuara nga Këshilli i ministrave, të cilat duhet të paguhen nga studentët.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara