Sipas planit të ri urbanistik, rrjeti rrugor në Tiranë do të ketë 9 korridore radiale: Korridori i Durrësit, Korridori i Kamzës, Korridori i Kavajës, Korridori i Komunës së Parisit, Korridori i Elbasanit, Korridori i ish-Uzinës Traktori, Korridori i Dajtit, Korridori i Tufinës, Korridori i Paskuqanit.
Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen edhe katër unaza të tjera. Unaza e parë rrethon qendrën e Tiranës dhe shërben kryesisht për trafikun e gjeneruar në dhe përreth qendrës së qytetit; unaza e dytë do të shtrihet midis unazës së qendrës dhe unazës së mesme duke e shpërndarë trafikun; unaza e tretë ose e mesme do të jetë brenda Tiranës për t'i shërbyer kryesisht trafikut të përditshëm për qëllime të ndryshme; unaza e katërt do të shtrihet në një distancë nga 700 deri në 900 metër nga unaza e mesme dhe ajo e jashtme e qytetit.
Parashikohet kalimi me tunel pranë Liqenit të Tiranës në jug të Universitetit - me gjatësi 1,840 metra; unazën e pestë (unaza e jashtme e qytetit) do të kalojë pothuajse paralel me vijën e verdhë të Tiranës, duke i shërbyer kryesisht trafikut tranzit që nuk ka as destinacion dhe as origjinën e udhëtimit në Tiranë, duke anashkaluar Tiranën. Gjithashtu do të jetë edhe një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave.
Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 11 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com