Gjatë natës, në Tripoli, një grup i armatosur ka sulmuar banesën e Ahmed Maitiq, zëvendës kryeministër i qeverisë së bashkimit kombëtar.

Sipas të dhënave, janë vrarë dy badigardë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zëvendës kryeministri i Libisë Maitiq, në momentin e sulmit, nuk ndodhej në shtëpi, por më herët kishte pasur takime të rëndësishme me ministrat e Jashtëm të Gjermansië dhe Francës.

Mendohet që sulmin ta ketë bërë Brigata Revolucionare e Tripolit, ndërsa në zonë u shtuan menjëherë masat e sigurisë.

Në zonën rezidenciale të Al Andalus janë dëgjuar të shtëna me armë dhe shpërthime. Përpeshje ka pasur edhe në Bengazi, ku në 48 orët e fundit janë shënuar 24 të vdekur dhe 25 të plagosur.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)