PARIS -  Siti online i Carla Bruni-t i ka kushtuar 410.000 euro shtetit francez nga viti 2011 deri në 2012, vite në të cilat këngëtarja dhe modelja ishte ende “premiere dame” (zonja e parë) e Francës.

E bën të ditur lajmin siti politique.net, duke saktësuar se siti në fjalë - carlabrunisarkozy.org – është ende aktiv. ''Carla Bruni ka bërë një biznes të mirë me këtë – lexohet – duke parë që siti ende online dhe i azhornuar, por tashmë me shpenzimet e saj.
 
“Janë shifra që të lënë pa fjalë”, shkruan politique.net.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)