ATHINE - Punonjësit grekë kanë filluar grevën 24 orëshe në shenjë solidariteti kundër mbylljes së përkohshme të televizionit dhe radios publike ERT. Masa është marrë për të ndihmuar Greqinë për të përmbushur detyrimet e borxhit për shpëtimin e saj. Vendimi për mbylljen e Radiotelevizionit shtetëror grek, ERT, ka krijuar një hendek të gjerë tek partnerët e koalicionit qeverisës. Liderët e PASOK –ut dhe DIMAR-it në koalicionin qevërisës kanë cilësuar të papranueshme mbylljen e ERT-së.
Kryeministri Antonis Samaras vazhdon të mbajë qëndrimin e tij duke thënë se ERT –ja është një simbol i mbeturinave dhe ka mungesë transparence. Nëse nga mesi i javës së ardhshme nuk do të jepet një zgjidhje për këtë masë e cila ka lëkundur politikën e brishtë greke atëherë me shumë mundësi, në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Greva e përgjithshme, e treta këtë vit, është organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat.
Në grevën 24-orëshe janë përfshirë punonjësit e spitaleve, shkollave, bankave si dhe kontrollorët e trafikut ajror nga ora 15-17 si dhe shumë sektorë të tjerë. Sindikatat greke e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë si një llojë grusht-shteti” dhe një sulm drejt lirisë së shtypit. ERT-ja , është mbyllur të martën mbrëma, duke lënë më shumë se 2,700 punëtorë pa punë.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com