Situatë e tensionuar në Idomeni
refugjatët përplasen me policinë

Situatë e tensionuar në Idomeni<br />refugjatët përplasen me policinë
Vijon të mbetet e tensionuar situata në kampin e Idomenit, në Greqi, ku janë të bllokuar rreth 11 mijë emigrantë.

Refugjatët janë përleshur me policinë greke pasi ata kërkojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Europës qendrore. Me objekte të ndryshme, ata ngritën një barrikadë duke kërkuar të kalojnë kufirin.

Policia speciale greke është duke kontrolluar situatën mes gardhit dhe protestuesve të cilët thërrasin “Hapni kufijtë!”. Nëpërmjet fletushkave dhe altropolantit në tre gjuhë u bëhet thirrje të sistemohen në qendrat e pritjes.

Ditët e fundit në kamp, kanë qarkulluar fletushka të ndryshme, me infromacione të rreme, sipas të cilave kufiri do të hapet, apo se mund të kalohet përmes Shqipërisë, gjë që ka shkaktuar shqetësim mes banorëve.

Qeveria greke i ka informuar emigrantët se kufiri nuk ka për t’u hapur dhe është përpjekur t’i bindë ata të shkojnë në qendrat zyrtare të pritjes, ku kushtet janë përmirësuar.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim