Situata COVID-19 në vend, 1019 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata COVID-19 në vend, 1019 infektime të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Dy humbje jete, 1019 qytetarë të infektuar, 2260 testime dhe 1159 të shëruar në orët e fundit ka qenë bilanci nga COVID-19 në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka pasur dy humbje jete, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një 71-vjeçar nga Korça.
Në 24 orët e fundit  janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki:

335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            1019

Të shëruar në 24 orë          1159

Të shtruar në spitale            27

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                     2260

Testime totale               1,916,587

Raste pozitive                  311,381

Raste të shëruara              299,258

Raste Aktive                        8,580

Humbje jete                         3,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                4,695

Fier                                      686

Durrës                                   679

Vlorë                                      454

Elbasan                                  397

Shkodër                                  347

Berat                                        317

Korçë                                        315

Lezhë                                          267

Gjirokastër                                 216

Dibër                                         129

Kukës                                         78

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente